Lajme

MIT nis përgatitjet për dimrin, thirrje shoferëve për kujdes të shtuar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka shtuar përgatitjet për sezonin dimëror, që qarkullimi në rrugët e Kosovës të jetë i sigurt gjatë borës dhe ngricave.

Javën e kaluar u mbajt një takim me Policinë e Kosovës dhe me kompanitë që mirëmbajnë rrugët. U fol për gatishmërinë e ekipeve, gjendjen e makinerive për pastrimin e borës dhe sigurimin e kripës. Ministria u bën thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm dhe t’i përshtatin automjetet për dimër.

Burimi: Bota Sot