20.04.2026
Situata në Gjirin Persik është tensionuar sërish pas akuzave të forta të Presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar Iranit. Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social, kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendon se Teherani ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit përmes incidenteve të armatosura në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas Trump, forcat iraniane kanë ndërmarrë veprime agresive duke hapur zjarr ndaj anijeve ndërkombëtare, veprim që ai e cilëson si një shkelje flagrante të marrëveshjes së arritur mes palëve.
“Teherani vendosi të hapë zjarr dje… Nuk ishte diçka e bukur, apo jo?”, ironizoi Trump, duke specifikuar se të shtënat kishin pasur në shënjestër një anije franceze dhe një anije tregtare britanike.
Presidenti amerikan e ka cilësuar “të çuditshëm” vendimin e Iranit për të mbyllur ngushticën, duke theksuar se bllokada detare e vendosur nga SHBA-ja e kishte bërë kalimin thuajse të pamundur. Ai theksoi se kjo situatë po i kushton shtrenjtë Teheranit:
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane i kanë hedhur poshtë kategorikisht akuzat e Uashingtonit. Teherani zyrtar ka kthyer “topin” te pala amerikane, duke pretenduar se janë vetë Shtetet e Bashkuara ato që kanë shkelur kushtet e armëpushimit.
Sipas zëdhënësve iranianë, shkaku kryesor i tensioneve është bllokada detare që SHBA-ja ka vendosur ndaj porteve iraniane, e cila, sipas tyre, përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të sovranitetit të vendit dhe të marrëveshjes së arritur.
Ky zhvillim i ri rrezikon ta kthejë situatën në pikën zero, duke e vënë në pikëpyetje stabilitetin e brishtë të arritur ditët e fundit në një nga rajonet më të nxehta të botës.
Burimi: Donald Trump / Truth Social / Top Channel