16.04.2026
Rrënohet një ndërtim pa leje në Butovc, Përparim Rama publikon pamje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga rrënimi i një ndërtimi pa leje në fshatin Butovc.
“Rrënimi i ndërtimit pa leje në Butovc”, ka shkruar Rama në përshkrimin e videos së publikuar në Facebook.
Një ditë më parë, ai paralajmëroi se të gjitha ndërtimet pa leje në territorin e kryeqytetit do të rrënohen.
“Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen. Ju keni mundësinë që, brenda afatit paralajmërues të dhënë nga Inspeksioni i Komunës, t’i demoloni vetë këto ndërtime dhe të tërhiqni materialet tuaja, si në rastin këtu. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të shmangur pasoja të mëtejshme dhe për të kontribuar në një qytet më të rregullt dhe më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.