09.01.2026
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do t’i drejtohet kombit të mërkurën në mbrëmje.
Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump njoftoi se do t’u flasë amerikanëve drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën në orën 21:00 sipas kohës lokale (ora 03:00 e mëngjesit sipas kohës në Kosovë).
“Pres me padurim t’ju ‘shoh’. Ka qenë një vit i madh për vendin tonë, dhe më e mira sapo po vjen!” shkroi ai.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i tha Fox News-it se një pjesë e fjalimit do t’u kushtohet “sukseseve historike” të Trump-it që nga marrja e detyrës në janar, si dhe paralajmërimeve për vitin e ardhshëm.
Presidentët amerikanë zakonisht i drejtohen kombit në momente të rëndësishme për të shpallur diçka të madhe ose për të shpjeguar një politikë të caktuar.