Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Më datë 11 dhjetor 2025, në Prishtinë, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme – ka kryer një kontroll operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbërt në Prishtinë.
Gjatë kontrollit është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës dhe, mbi dyshimin e bazuar për kontrabandë, është konfiskuar si më poshtë:
– Duhan i grirë (refuz) – 511 pako x 500 gr = 255.5 kg pa banderola
– Mjaltë – 100 pako x 12 copë = 1,200 kg pa asnjë mbishkrim
– Filtera cigaresh – 21 pako x 10,000 copë = 210,000 copë
Malli është ndalur përkohësisht dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë është njoftuar për gjetjet, për të udhëzuar hapat e mëtejshëm proceduralë.
Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës mbeten të angazhuara fuqishëm në luftimin e kontrabandës dhe në mbrojtjen e integritetit të tregut. Institucionet ftojnë qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar për mallra të kontrabanduara.