Aksident në Rrugën B, policia dhe ambulanca dalin në vendngjarje

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sonte në rrugën ‘B’ në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Në pamjet e publikuara shihet se në vend të ngjarjes kanë dal policia dhe ambulanca.

Priten informata nga policia në lidhje me rastin në fjalë.