jë avion pasagjerësh i kompanisë AJet, që operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll, ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gökçen në Stamboll.
Avioni i tipit Boeing 737-800, që u ul në pistën e re 06R/24L, doli nga aksi i taksimit dhe përfundoi në një terren të butë menjëherë pas prekjes së tokës. Si pasojë e incidentit, kompania menaxhuese e aeroportit publikoi një NOTAM, duke njoftuar se pista 06R/24L është mbyllur për trafik deri në njoftimin e radhës, shkruan portali airporthaber2.com, transmeton IndeksOnline.
Mbyllja e pistës ka shkaktuar vonesa gjatë orëve të ngarkuara të operimit, ndërsa disa avionë janë detyruar të bëjnë pasim.
Ekipet e emergjencës dhe teknike të aeroportit janë dërguar menjëherë në vendngjarje. Aktualisht po vazhdojnë punimet për largimin e sigurt të avionit nga terreni ku ka mbetur i bllokuar. Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për të lënduar.
Autoritetet kanë bërë të ditur se pista do të mbetet e mbyllur për operime deri në përfundimin e operacionit të shpëtimit. Ndërkohë, hetimet për incidentin po zhvillohen paralelisht nga SHGM (Drejtoria e Aviacionit Civil të Turqisë) dhe nga administrata e aeroportit.
Priştine–Sabiha Gökçen Uçağı Taksi Yolundan Çıktı
AJet’in #VF102 Priştine-Sabiha Gökçen seferini gerçekleştiren TC-JZN tescilli Boeing 737 tipi uçağı iniş sonrası aşırı yağmur sebebiyle İstanbul Sabiha Gökçen Havalimanı’nda taksi yolundan çıktı.
Meydana gelen olaydan dolayı,… pic.twitter.com/jXpqHT0Rff
— HavaSosyalMedya (@HavaSosyalMedya) December 7, 2025
Mos i humb
Të fundit nga Lajme
- 23:26 / E Diele, 07 DhjetorKrasniqi: Secili në listë është vlerë më vete, në krye me Hamzën
- 23:07 / E Diele, 07 DhjetorKrimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6 serbëve
- 22:40 / E Diele, 07 DhjetorE kërkon SPAK, shqiptari i arrestuar në Londër: Mos më ekstradoni, jam në gjakmarrje
- 22:13 / E Diele, 07 DhjetorAeroplani i linjës Prishtinë –Stamboll del nga pista, ambasada jep detaje
- 21:51 / E Diele, 07 DhjetorElezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për deputetë
- 21:44 / E Diele, 07 DhjetorNISMA garon e vetme, Limaj thotë se bashkimi me PDK-në bëhet në Parlament