By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Kontributi i arbërve në Universitetin e Padovës, në 800 Vjetorin e tij
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Kontributi i arbërve në Universitetin e Padovës, në 800 Vjetorin e tij
Lajme

Kontributi i arbërve në Universitetin e Padovës, në 800 Vjetorin e tij

E përditësuar: 07.12.2025
Shpërndaje
2 Min Lexim
Shpërndaje
Jahja Drancolli
Ashtu si sot, më 6 dhjetor 2022, tre vjet më parë, në Arkivat e Lashta të Palazzo del Bo, Padova (Itali), si pjesë e festimit të 800-vjetorit të Universitetit të Padovës (1222-2022), u diskutua edhe Falenderime veprimtareve tanë në Padova, Dr. Valdete Llumnica-Muçolli dhe Dr. Gëzim Muçolli për librin e dhuruar kushtuar 800-vjetorit të themelimit të Universitetit të Padoves!
Eventi u shoqërua me promovimin e veprës “Stranieri: Itinerare të jetës studentore midis shekujve 13 dhe 18” (Donzelli – Padova, 2022), vepër që është pjesë e serisë “Patavina libertas. Historia europiane e Universitetit të Padovës”. Seria përfshin vëllime shumë të suksesshme, fryt i një kërkimi të gjerë arkivor të kryer nga historianë të Universitetit të Padovës, të cilët kanë riinterpretuar mënyrën e jetesës paduane nga një perspektivë europiane, duke eksploruar hapësirën dhe formën e lirive dhe rolin e saj në zhvillimin e njohurive humaniste dhe shkencore. Një vend qendror për këtë promovim jubilar ishte edhe “Sala dei Quaranta” (“Salla e të Dyzetëve”), e cila strehon dyzet portrete nga artisti Gian Giacomo dal Forno, ku paraqiten profesorë të shquar të huaj të Universitetit të Padovës gjatë shekujve. Kjo dhomë dokumenton rolin e Universitetit si një forcë kryesore lëvizëse për takimin, lirinë, shkëmbimin dhe përhapjen e kulturës.
Vendet e origjinës së studiuesve të përfaqësuar në dyzet kanavacë janë: Anglia, Arbëria, Armenia, Belgjika, Bohemia, Bosnja, Danimarka, Hungaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Hollanda, Irlanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Skocia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.
Nga kërkimi im në Arkivat e Antikiteteve të Universitetit të Padovës me rastin e studimeve pasdoktorale përgjatë vitit akademik 1986/87, mësova se radhët e studentëve dhe studiuesve arbër që studiuan dhe punuan këtu janë mjaft të gjata. Megjithatë, në “Sallën e të Dyzetëve”, përkrah profesorëve dhe studiuesve të shquar europianë, u shfaqën dy profesorë dhe studiues të njohur arbër: Marin Becichemi (Marino Becichemo, Shkodër 1468–Padova 1526) dhe Nikollë Leonik Tomeu (Nicolò Tomeo Leonico, Venedik 1456–Padova 1531).
NA 07/12/2025 07/12/2025
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Ushtarët e KFOR-it Forcojnë Aftësitë Kundër Dronëve në Trajnim të Specializuar
Lajme 12/12/2025
Europa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë, paralajmëron shefi i NATO-s
Lajme 12/12/2025
Në Gostivar gjendet i varrosur trupi i një gruaje që ishte raportuar si e zhdukur
Lajme 12/12/2025
OEK i dërgon letër Kallasit, kërkon heqjen e masave kufizuese dhe hapjen e rrugës për zhvillim
Lajme 12/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?