By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Pakao, Leopard, Ljuti… Armatimi i ri i fuqishëm me të cilin ukrainasit godasin thellë në territorin rus
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Pakao, Leopard, Ljuti… Armatimi i ri i fuqishëm me të cilin ukrainasit godasin thellë në territorin rus
Lajme

Pakao, Leopard, Ljuti… Armatimi i ri i fuqishëm me të cilin ukrainasit godasin thellë në territorin rus

E përditësuar: 07.12.2025
Shpërndaje
5 Min Lexim
Shpërndaje

Ukraina gjatë muajve të fundit ka zgjeruar dukshëm aftësinë për të kryer goditje të thella brenda territorit rus, duke u mbështetur në një arsenal gjithnjë e më të sofistikuar të prodhimit vendas. Shembulli më i dukshëm i kësaj strategjie është seria e sulmeve ndaj portit rus Novorosijsk në Detin e Zi – një pikë kyçe për eksportin e naftës – të cilat prej mesit të nëntorit kanë shkaktuar ndërprerje periodike të trafikut dhe bllokimin e tankerëve.

Contents
Neptuni i GjatëFlamingoLjutiFP-1PaljanicaRutaPakaoLeopard

Kievi në këto operacione kombinon goditjet me dronë kamikazë dhe me raketa të reja lundrimi me rreze të gjatë veprimi, të zhvilluara pas invazionit të vitit 2022.

Megjithëse Ukraina mban të fshehta shumicën e detajeve teknike të armëve të reja, autoritetet herë pas here publikojnë fragmente informacioni për sistemet që tashmë janë përdorur në luftime. Këto të dhëna tregojnë transformimin e shpejtë të industrisë së mbrojtjes ukrainase, e cila në kushte lufte po kalon nga kapacitete të kufizuara drejt zhvillimit të raketave dhe dronëve me rreze veprimi që matet me qindra, madje mijëra kilometra.

Ky është një përmbledhje e disa prej armëve të reja ukrainase, bazuar në deklaratat nga Kievi:


Neptuni i Gjatë

Ukraina pretendon se ka prodhuar “Neptunin e Gjatë”, një raketë lundrimi për goditje tokësore me rreze deri në 1000 km. Ajo është zhvilluar nga raketa kundër anijeve “Neptun” me rreze të shkurtër, e cila ekzistonte para invazionit. Presidenti Volodimir Zelensky e njoftoi që në mars rritjen e rrezes së saj. Ushtria ka bërë të ditur se u përdor në sulmin ndaj Novorosijskut, qendrës më të madhe të eksportit rus në Detin e Zi. Ukraina thotë se po prodhon disa të tilla.


Flamingo

Flamingo, e njohur edhe si FP-5, është një raketë e re lundrimi për goditje tokësore, e lëshuar nga toka, për të cilën Zelensky thotë se ka rreze veprimi 3000 km. Ai e ka cilësuar si raketën më të suksesshme ukrainase dhe ka thënë se do të hyjë në prodhim masiv deri në fund të vitit. Ajo prodhohet nga Fire Point, një kompani private ukrainase e industrisë së mbrojtjes. Presidenti ka deklaruar në tetor se Flamingo u përdor kundër objektivave rusë, por nuk ka dhënë më shumë detaje.


Ljuti

Droni me rreze të gjatë i shtyrë me helikë “Ljuti” (Lutyi) ka qenë mjeti kryesor i goditjeve të thella të Ukrainës këtë vit kundër infrastrukturës energjetike në Rusi. Droni, i cili prodhohet nga prodhuesi i avionëve Antonov, mund të fluturojë më shumë se 1000 km.


FP-1

Droni me rreze të gjatë FP-1, i prodhuar nga Fire Point, gjithashtu përdoret gjerësisht për goditje të thella ndaj objektivave brenda Rusisë dhe ka rreze veprimi mbi 1000 km.


Paljanica

Përdorimi i parë në betejë i Paljanicës u njoftua nga Zelensky në gusht 2024. Presidenti tha në tetor se kjo armë, e cila mban emrin e një lloji buke tradicionale ukrainase, ka goditur dhjetëra depo municionesh ruse. Sipas Militarnyi – një burim informativ i mbrojtjes ukrainase – ajo ka rreze veprimi 650 km dhe një motor turboreaktiv që i mundëson të fluturojë me shpejtësi 900 km/h, shumë më shpejt se një dron i zakonshëm.


Ruta

Ruta është një tjetër “raketë droni” për të cilën Zelensky pret se do të hyjë në prodhim masiv deri në fund të vitit. Në tetor ai tha se u përdor për herë të parë për të goditur një platformë detare në një distancë mbi 250 km.


Pakao

“Peklo”, në ukrainisht “ferri”. Zelensky në dhjetor 2024 deklaroi se seria e parë e këtyre raketave-dron iu dorëzua ushtrisë ukrainase. Sipas Defence Express, rrezja e saj vlerësohet të jetë rreth 700 km.


Leopard

“Bars”, në ukrainisht “leopard”, është një raketë e re pa pilot që u bë publike në prill 2025. Ushtria ukrainase javën e kaluar deklaroi se e ka përdorur për të goditur objektiva rusë, duke pretenduar një rreze veprimi deri në 800 km.

NA 07/12/2025 07/12/2025
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Barcelona mposht Osasunën 2-0, Raphinha vendimtar
Sport 13/12/2025
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista e kandidatëve të Listës Serbe
Lajme 13/12/2025
Raphina, Barcelona 1 – 0 Osasuna
Sport 13/12/2025
Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?