By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: KQZ kthen shortin: nesër vendoset renditja e partive në fletëvotim
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » KQZ kthen shortin: nesër vendoset renditja e partive në fletëvotim
Lajme

KQZ kthen shortin: nesër vendoset renditja e partive në fletëvotim

E përditësuar: 06.12.2025
Shpërndaje
2 Min Lexim
Shpërndaje

Të shtunën në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur dhe ka ndryshuar datën për mbajtjen e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekeve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar nga mbledhja e këtij institucioni se sipas vendimit të ri të KQZ-së, ceremonia për tërheqja e shortit, e paraparë të bëhet më 8 dhjetor, do të mbahet një ditë më herët, më 7 dhjetor 2025.

“Në mbledhjen e sontme, KQZ mori vendim për ndryshimin e vendimit për caktimin e afateve kohore të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas vendimit të ri të KQZ-së, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, e paraparë të mbahet më 8 dhjetor, do të mbahet një ditë më herët, më 7 dhjetor 2025”, tha Elezi në një përgjigje me shkrim.

Sipas tij, “ky ndryshim synon të mundësojë miratimin më të hershëm të dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit, si dhe fillimin me kohë të procesit të shtypjes së tyre. Po ashtu, vendimi krijon hapësirë shtesë kohore për përgatitjet e nevojshme lidhur me fillimin e votimit me postë për votuesit jashtë Kosovës që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi”.

Sipas KQZ-së, ceremonia e tërheqjes së shortit do të mbahet të dielën, me fillim në ora 14:00 dhe për këtë janë ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike.

NA 06/12/2025 06/12/2025
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Barcelona mposht Osasunën 2-0, Raphinha vendimtar
Sport 13/12/2025
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista e kandidatëve të Listës Serbe
Lajme 13/12/2025
Raphina, Barcelona 1 – 0 Osasuna
Sport 13/12/2025
Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?