09.01.2026
Në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut është betuar kryetari i ri i kësaj komune, Milan Radojeviq, fitues i zgjedhjeve lokale në këtë komunë.
Radojeviq ka marrë detyrën nga ish-kryetari Erden Atiqi, duke nisur mandatin e tij në krye të komunës.
Ndryshime të drejtimit lokal janë bërë edhe në tri komunat e tjera në veri:
Leposaviq: Mandatin e përfundon Lulzim Hetemi; detyrën e merr Zoran Todiq.
Zveçan: Largohet Ilir Peci; kryetar bëhet Dragisha Miloviq.
Zubin Potok: Mandati i Izmir Zeqirit përfundon; drejtimin e komunës e merr Milosh Peroviq.