Lajme

Zgjedhjet e 12 tetorit: Xhandarmëria franceze zbarkon në Kosovë për të forcuar stabilitetin dhe besimin

Francë: Xhandarmëria kombëtare në Kosovë për të mbështetur sigurinë para zgjedhjeve lokale

Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë të ditur se Xhandarmëria Kombëtare Franceze është angazhuar në kuadër të dislokimit të Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU), me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe forcimit të besimit në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

“Xhandarmëria kombëtare 🇫🇷 është krenare që kontribuon, së bashku me partnerët evropianë, në forcimin e sigurisë së të gjitha komuniteteve në Kosovë 🇽🇰”, ka shkruar Ambasada franceze në një njoftim publik.

Në komunikatë theksohet se ky angazhim vjen në kuadër të EUROGENDFOR dhe dëshmon përkushtimin e Francës dhe forcave të saj të xhandarmërisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit.