Përparim Rama liston projektet në Hajvali: Synimi, Prishtina përtej të zakonshmes

Përparim Rama prezanton projektet e realizuara në Hajvali: “Prishtinën do ta çojmë përtej të zakonshmes”

Kryetari i Prishtinës dhe kandidati i LDK-së për një mandat të ri, Përparim Rama, ka publikuar disa nga projektet e realizuara në lagjen Hajvali.

Ai theksoi se puna dhe vizioni i tij për kryeqytetin nuk ndalen, duke shtuar se synimi mbetet zhvillimi i Prishtinës përtej të zakonshmes.

“Këto janë vetëm disa nga projektet që kemi realizuar në Hajvali. Puna dhe vizioni ynë nuk ndalen këtu, sepse bashkë, Prishtinën e çojmë përtej të zakonshmes”, shkroi Rama.