Basha thërret zyrtarisht mbledhjen e Kryesisë për të hënën, opozita refuzon pjesëmarrjen
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thirrur zyrtarisht mbledhjen e Kryesisë për të hënën në orën 13:00. Në njoftimin e dërguar me email nga Kuvendi, është bërë e ditur se pika e vetme e rendit të ditës do të jetë një takim konsultativ.
Megjithatë, partitë ish-opozitare kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë, duke e konsideruar të papërfunduar ende procesin e konstituimit të Kuvendit.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thirrjen e Bashës e ka cilësuar si një “çmenduri”.
