Abdixhiku: Thirrja e Kryesisë nga Basha është antikushtetuese, LDK s’merr pjesë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të thirrur nga kryetari Dimal Basha.
Sipas tij, Basha ka konstatuar gabimisht se seanca konstituive është përmbyllur, ndonëse Kushtetuta përcakton qartë se Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm pas zgjedhjes së të gjithë nënkryetarëve.
“Thirrja e mbledhjes së Kryesisë nga Basha është antikushtetuese dhe ne nuk marrim pjesë në çmenduri të tilla”, ka deklaruar Abdixhiku.