Policia rifillon operacionin ‘Lugu’: Kontrollohen 5 vetura të sekuestruara pas arrestimit të 6 personave

Policia zgjeron operacionin “Lugu”: Gjen kokainë në një nga veturat e sekuestruara

Policia e Kosovës ka vazhduar sot aksionin “Lugu”, i zhvilluar kundër trafikimit me narkotik. Në njoftim zyrtar thuhet se më 29 gusht 2025, me urdhër të gjykatës, u kontrolluan pesë automjete të sekuestruara gjatë operacionit.

Gjatë kontrollit, në njërën nga veturat pronë e një të dyshuari kosovar, u gjetën dy qese me rreth 35 gramë kokainë. Kontrollet janë bërë në prani të avokatit mbrojtës.

Ky aksion vjen pas operacionit të 6 gushtit, kur policia arrestoi gjashtë persona të dyshuar dhe sekuestroi:

  • 300 gramë kokainë (vlera rreth 18 mijë euro),

  • mbi 13 mijë euro para të gatshme,

  • pesë automjete,

  • pajisje elektronike dhe dëshmi tjera materiale.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me mbështetje të Njësisë Speciale Operative, K9 dhe njësive tjera të sigurisë.

Të dyshuarit mbeten nën hetime për trafikim me substanca narkotike.