Jozi mohon përfshirjen në shpërthimin në Fushë-Krujë: “Lajme të pavërteta”
Këngëtari Jozefin Marku (Jozi) ka reaguar pas raportimeve që e lidhnin me shpërthimin e një lënde plasëse në një banesë në Fushë-Krujë.
Ai mohoi kategorikisht çdo lidhje me incidentin dhe i cilësoi lajmet si spekulime.
“Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet shtetërore kanë dhënë një deklaratë shumë të qartë për vendin e ngjarjes, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të isha pjesë e saj. Ju detyrohem t’ju sqaroj që nuk qëndron kështu. Faleminderit të gjithëve që më kanë shkruar me merak,” tha Marku.
Ai falënderoi publikun për mbështetjen dhe interesimin, duke e quajtur gjithë këtë çështje “thjesht spekulime mediatike”.