Arrestohen dy kosovarë në Cyrih, iu gjenden mjete thyerjeje dhe sende të vjedhura
Policia Kantonale e Cyrihut ka arrestuar dy shtetas nga Kosova, të moshës 35 dhe 28 vjeç, gjatë një kontrolli rutinë trafiku në Regensdorf, mbrëmjen e 26 gushtit 2025.
Fillimisht, oficerët ndaluan veturën për shkak të një shkeljeje të dukshme të rregullave të trafikut. Por pas kontrollit të thelluar, policia gjeti mjete tipike për vjedhje me thyerje, si dhe mallra të vjedhura nga një rast i mëparshëm.
Të dyshuarit u arrestuan menjëherë dhe pas marrjes në pyetje do të dërgohen në prokurorinë përkatëse.