Showbiz

Tentuan t’i vendosin tritol Jozit, por autorët ngatërruan shtëpinë

Shpërthim me lëndë plasëse në Kurbin, dyshohet se shënjestra ishte këngëtari Jozi

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të së martës, në fshatin Gurëz, njësia administrative Fushë Kuqe, Kurbin.

Policia njofton se rreth orës 04:20, në derën e jashtme të oborrit të banesës së shtetases M. D. është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar artizanale. Nga shpërthimi, porta pësoi dëmtime të lehta.

Hetimet paraprake ngrenë dyshime se shënjestra e vërtetë mund të ketë qenë këngëtari Jozefin Marku (Jozi).

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët gjatë kontrollit të zonës gjetën disa gëzhoja të vjetra, që u sekuestruan si prova materiale.

Sipas njoftimit zyrtar, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.