Deputetja Duda Balje ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur për nesër nga presidentja Vjosa Osmani, që do të mbahet në orën 16:00.
“Po, presidentja na ka ftuar në orën 16:00. Nuk do të jemi bashkë me partitë politike shqiptare. Komuniteti joshumicë ka ftesë të veçantë. Do të flasim për mundësitë e ecjes përpara. Tani mbetet të shihet se si do të vendoset”, deklaroi ajo për IndeksOnline.
E pyetur rreth qëndrimit të saj për votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, Balje tha se do të presë propozimet që do të dalin nga takimi.
“Do të shkoj për të dëgjuar presidenten, nëse ka ndonjë propozim për dalje nga kriza. Më pas do të vendosim bashkë me partitë”, shtoi Balje.