Surprizat vazhdojnë në natën finale, dhe pas Laertit, edhe Rozana ka hapur Kutinë e Artë. Por çfarë ndodhi brenda saj? Me një buzëqeshje, Rozana ka zbuluar se aty ndodhej një stilolaps dhe një kallamar, që kishin një kuptim të veçantë për të.
“Kur motra ime shkruante fjalën ‘mama’ në klasë të parë, unë i derdha bojën. Dhe Andeta, për të mos ia treguar babit, e mori fajin mbi vete dhe hëngri të gjitha të sharat. Këtë ka bërë gjithmonë, edhe kur rritesha. Gabimet e mia gjithmonë i merrte ajo,” tregoi Rozana, e përlotur.
Pas hapjes së kutisë, moderatori Ledion Liço i ka kërkuar Rozanës të largohet nga shtëpia dhe të kalojë në një ambient tjetër, ku e priste një tjetër surprizë.