Surpriza e Laertit me këngë e valle dasmash, mami Rebeka thotë: Sill Valbonën këtu dhe 100 të tjera

Në mes të familjes dhe miqve, Laert Vasili ka kaluar momente të paharrueshme në shtëpi, duke shijuar këngë dhe valle popullore. Sigurisht, aty ishte edhe nëna e tij, e njohur për të gjithë si mami Rebeka. Prezantuesi Ledion Liço, duke bërë një batutë, komentoi se atmosfera dukej si një dasmë, madje e quajti si më të shtrenjtën në histori. Ai e pyeti nënën e Laertit nëse dëshironte që në këtë ngjarje të sjellë edhe Valbonën.

“Dasma më e madhe do të jetë kur ta martoj Laertin… Sille Valbonën dhe 100 të tjera,” u përgjigj ajo, duke shkaktuar të qeshura të shumta.