Votat për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) po vazhdojnë të numërohen, dhe deri më tani, Bedri Hamza drejton listën me 131.912 vota, ndërsa Memli Krasniqi ndjek me 75.096 vota. Në top pesë janë edhe Uran Ismaili, Vlora Çitaku dhe Sala Jashari.
Ulëse në Kuvend kanë siguruar edhe Përparim Gruda, Ganimete Musliu dhe Mergim Lushtaku. Nga legjislatura e kaluar, Blerta Deliu dhe Abelard Tahiri po rikthehen në Kuvend. Po ashtu, Artan Behrami, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, ka siguruar vend në Kuvend.
Më poshtë gjenden të gjithë kandidatët e PDK-së që kanë arritur të fitojnë vota të mjaftueshme për t’u siguruar një vend në Kuvendin e Kosovës. Të dhënat janë marrë nga Gazeta Express.
