KFOR ka njoftuar se sot ushtarët amerikanë kanë kryer patrullime rutinë përgjatë vijës kufitare midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO, kanë kryer një patrullë rutinë në veri të Kosovës, përgjatë vijës kufitare administrative. Këto veprime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR thekson se këto përpjekje janë pjesë e detyrës së tyre të përditshme për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë.