KM njofton për takimin Kurti-Orav: Uroi fitoren e Kryeministrit, diskutua për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë

Albin Kurti, kryeministër i vendit ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ku kanë diskutuar për zgjedhjet që u mbajtën me 9 shkurt, shkruan Gazeta Express.

Në njoftim bëhet e ditur se në takim është diskutuar për hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

”Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe nevojën për shqyrtim sa më të shpejtë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav

Prishtinë, 18 shkurt 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Gjatë takimit, ambasadori Orav vlerësoi pozitivisht procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke e cilësuar atë si të rregullt dhe pa incidente dhe theksoi se pozitivisht është vlerësuar edhe nga Brukseli. Ambasadori Orav e uroi kryeministrin për fitoren dhe rezultatin në këto zgjedhje. Bashkë, diskutuan për hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe nevojën për shqyrtim sa më të shpejtë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE