Autoritetet ruse kanë hedhur poshtë si “tërësisht të pavërtetë” pretendimet për një telefonatë të zhvilluar mes Presidentit Vladimir Putin dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump. Sipas burimeve të mediave amerikane, gazeta Washington Post raportoi të dielën se Trump kishte kontaktuar Putinin dhe se dy liderët kishin diskutuar mbi situatën e konfliktit në Ukrainë.
Megjithatë, Kremlini ka reaguar duke mohuar në mënyrë të prerë këto pretendime. Përfaqësues të presidencës ruse kanë deklaruar se nuk ka pasur asnjë bisedë telefonike mes dy liderëve javën e kaluar dhe e cilësojnë lajmin si “tërësisht të pabazë”. “Nuk ka ndodhur asnjë telefonatë e tillë,” thuhet në deklaratën zyrtare nga Moska.
Pretendimet e bëra nga Washington Post ngjallën reagime të shumta, duke nxitur spekulime mbi përfshirjen e Trump në politikën ndërkombëtare në prag të zgjedhjeve presidenciale të ardhshme në SHBA. Sidoqoftë, për momentin, Kremlini vazhdon të këmbëngulë se nuk ka patur asnjë kontakt të tillë, duke kërkuar që këto raportime të trajtohen me kujdes nga mediat ndërkombëtare.