Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar sërish ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas një debati për shpenzimet për karburant. Bajrami thotë se po mbështetet në raportin zyrtar të Zyrës Kombëtare të Auditorit, që tregon se janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante, ndërsa Murati pretendon se kjo shifër përfshin edhe lëndë të tjera djegëse, si nafta për ngrohje.
Ajo e akuzon Muratin për “mashtrime dhe dështime” dhe thekson se, pavarësisht lidhjeve familjare të drejtoreshës së ZKA-së me qeverinë, raporti është zyrtar dhe lehtësisht i verifikueshëm.