Një ngjarje e rëndë brenda familjes raportohet të ketë ndodhur në Maliq mëngjesin e kësaj të mërkure.
Sipas policisë babai ka goditur me thikë, djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta. 15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
I ati është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.