Haradinaj me plan për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ramush Haradinaj ka prezantuar vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke vendosur fokusin te anëtarësimi i Kosovës në NATO. Ai theksoi se plani dhjetëvjeçar, i hartuar me mbështetjen e SHBA-së dhe NATO-s, do të jetë baza për këtë qëllim, të cilin e sheh si hap të rëndësishëm për sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e investimeve.

Sipas Haradinajt, strategjia e anëtarësimit përfshin tri aspekte kryesore: përmirësimin e marrëdhënieve politike me institucionet euroatlantike, rritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës dhe aktivizimin e resurseve ekonomike për partneritete me vendet e NATO-s. Ky ndryshim, shtoi ai, do të ndihmojë në mbajtjen e të rinjve në vend dhe përmirësimin e sektorëve shëndetësor dhe arsimor.