Theret me thikë një i mitur në Mitrovicë

Një i mitur është therur sot në sheshin “Skënderbeu” në Mitrovicë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

 

Ai tha se është arrestuar një i mitur në cilësinë e të dyshuarit.

“Sot, rreth orës  09:45, është  raportuar për nje person të  lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në  sheshin Skenderbeu në  Mitrovicë, ku pas një preleshje i lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar  viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një  person i dyshuar i moshës se mitur. Njësitet përkatëse po vazhdojnë  me rrjedhën e hetimeve.”