Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se përfitoi rreth 100 mijë euro përmes mashtrimit.

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se përfitoi rreth 100 mijë euro përmes mashtrimit

Një person është arrestuar të marten në Prizren.

I njëjti dyshohet se ka përfituar jashtëligjshëm rreth 100 mijë euro.

Rastin për Klankosova.tv u konfirmua edhe nga policia.

“I njëjti pas intervistimit u dërgua në mbajtje për 48 orë. Me rastin po merret Sektori i Hetimeve Rajonale”, u tha nga policia.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se këto mjete ishin përfituar përmes mashtrimit.

Nuk dihet ende saktësisht se si i ka marrë ai këto para.

I njëjti për të njëjtin rast ishte denoncuar edhe në janar, ku ishte arrestuar dhe më pas liruar.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Prokurorinë e Prizrenit, për të marrë detaje lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje