Pas dhunës së ndodhur mes Klea Prengës dhe motrave Antonela dhe Mariela Berisha, viktima kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për t’i sjellë para drejtësisë agresoret.
Një rast i dhunës së fundit ka tronditur mediat, ku Klea Prenga u sulmua nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha për shkak të një konflikti që lidhej me partnerin e saj. Pas ngjarjes, reagimet kanë qenë të shumta, ndërsa motrat Berisha janë larguar dhe nuk kanë lënë asnjë adresë.
Së fundmi, Klea ka reaguar përsëri në rrjetet sociale përmes një postimi në Instagram, duke kërkuar nga autoritetet që të veprojnë për të kapur motrat Berisha. Ajo gjithashtu ka sqaruar se partneri i saj ishte ndarë nga Mariela në kohën kur ata ishin bashkë në lidhje.