Personi i shpallur në kërkim u kap në lagjen “Komuna e Parisit” në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”
Në Tiranë është arrestuar një person i shpallur në kërkim, i cili ishte i dënuar për mashtrim. Policia ka njoftuar se i dyshuari është një 32-vjeçar, i cili u kap në lagjen “Komuna e Parisit”.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, arrestimi i 32-vjeçarit është realizuar nga shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i Ligjit”. Policia ka intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e tyre.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, është kapur shtetasi R. H., i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë e kishte dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale të mashtrimit.