Pas vetëm një viti në krye të RTSH, Peza jep dorëheqjen pa shpjeguar arsyet, ndërkohë që institucionin ka kaluar nëpër periudha të vështira dhe ndryshimesh të shumta
Alfred Peza ka dorëhequr nga posti i Drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Në një letër të dërguar Kryetarit të Këshillit Drejtues dhe anëtarëve të këtij këshilli, Peza ka njoftuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga ky post.
Peza u emërua si Drejtori i Përgjithshëm i RTSH në qershor 2023 për një mandat pesëvjeçar. Megjithatë, nga momenti i ardhjes së tij në këtë pozicion, ai ka shkaktuar kundërshtime dhe kritikë. Peza ka kryer shkarkime të punonjësve që kishin mbi 30 vjet përvojë në Televizion dhe ka bërë ndryshime të konsiderueshme në strukturën e stafit, duke angazhuar individë të afërt me të.
Ndërkohë që Peza nuk ka ofruar ndonjë arsye të qartë për dorëheqjen e tij, periudha e fundit e drejtimit të tij ka qenë e shoqëruar me një rritje të madhe të tenderëve dhe disa polemika të tjera që lidhen me menaxhimin e RTSH. Kjo ka nxitur spekulime se Peza mund të ketë përmbushur qëllimet e tij dhe ka vendosur të largohet nga pozita e tij.