23 Vatra Zjarri në Shqipëri në 24 Orët e Fundit: 16 të Shuar, 7 Ende Aktive

 

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 23 vatra zjarri. Nga këto, 16 janë shuar me sukses, ndërsa 7 të tjera mbeten ende aktive.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar gjithsej 336 forca operacionale dhe 27 automjete. Për të mbështetur këto forca në terren, janë aktivizuar gjithashtu 119 trupa ushtarake me 3 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri “Cougar” i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, raporton Abcnews.al, transmeton odeonshow.com

Zjarret janë neutralizuar në disa fshatra të bashkive: Durrës, Kavajë, Lushnje, Fier, Berat, Vlorë, Himarë, Delvinë, Selenicë, Has dhe Malësi e Madhe.