Policia konfiskon një armë zjarri dhe 22 fishekë në argjendarinë e një të dyshuari, pasi leja e armës ishte skaduar; rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Njësitë doganore, gjatë një kontrolli në argjendarinë e një të dyshuari, kanë zbuluar një armë zjarri – pistoletë. Policia ka njoftuar se, pas këtij zbulimi, njësiti policor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar pistoletën së bashku me 22 fishekë, për të cilën i dyshuari posedonte një leje të skaduar.
Pas konsultimit me prokurorin, është vendosur që rasti të kalojë në procedurë të rregullt.