Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën, pas marrjes së një informate për një person të shtrirë në tokë në fshatin Mirash të Obiliqit, njësitë relevante janë angazhuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor i QKMF-së ka konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer obduksion. Aktualisht, rasti është duke u hetuar nga autoritetet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.