Durmishi: Po presim raportin për stabilitet
Po bëhen gati një javë prej kur nisën testimet në Urën e Ibrit. Kjo strukturë kyçe po i nënshtrohet një kontrolli të detajuar për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë e saj.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar sot për RTKlive se ata janë në pritje të raportit për stabilitetin e urës, i cili do të bëhet publik menjëherë sapo të jetë përfunduar, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë këtyre ditëve, krahas matjeve dhe testimeve me automjete të rënda, janë duke u kryer edhe punime për ngjyrosjen e mureve të urës, duke i dhënë një pamje të freskët kësaj strukture të rëndësishme.