Moderatorja e njohur, Klea Huta, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një problem shëndetësor me të cilin po përballet aktualisht. Në orët e vona të mbrëmjes së së shtunës, ajo zbuloi se këmba e saj ishte dëmtuar për shkak të një pale atletesh që i kishin shkaktuar lëndime.
Klea ndau detaje se pas dëmtimit, këmba e saj filloi të infektohej dhe u ënjt. Kur nuk vuri re përmirësime, ajo vendosi të kryente analizat e gjakut dhe kulturën e plagës në këmbë. Rezultatet treguan se ajo kishte zhvilluar një infeksion bakterial të shkaktuar nga “streptococcus pyogenes”, një bakter i njohur për agresivitetin e tij dhe që mund të shkaktojë infeksione serioze.
Ky infeksion ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme mjekësore, dhe Klea është duke marrë trajtimin e duhur për të përballuar këtë situatë. Ajo i ka informuar ndjekësit e saj për gjendjen dhe pritet të japë më shumë informacione në vijim.