Një polic në Gjilan është lënduar pasi u godit nga një veturë ndërsa ishte me biçikletë të shtunën. Incidenti ndodhi pasi polici i tërhoqi vërejtjen një personi në një veturë me targa të huaja për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Personi i dyshuar, një mërgimtar, nuk iu bind urdhrave të policit dhe e goditi atë me veturë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Pas goditjes, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes.
Rasti po hetohet nga autoritetet nën akuzën për “Sulm ndaj personit zyrtar.”