Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber, është i njohur për stilin e tij unik. Me këtë stil, ai arrin të befasojë jo vetëm fansat e tij, por edhe ata që nuk janë aq dashamirës të tij. Ndërsa disa e kritikojnë si një stil “të pastrehë”, të tjerët e shohin atë si diçka jo edhe aq të keqe. Sidoqoftë, ajo që bie në sy është se Bieber duket të jetë plotësisht rehat me veten.