Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Prizren-Vërmicë, ku katër persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Bajram Krasniqi, i cili deklaroi se aksidenti ndodhi rreth orës 20:10. “Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me rastin.