Pejë: Arrestohet anëtar i grupit OTR për përfshirje në rrahje në një klub nate
Një tjetër i dyshuar është ndaluar në lidhje me rrahjen që ndodhi disa net më parë në një klub nate në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një tjetër person në lidhje me rrahjen që ndodhi disa net më parë në një klub nate në Pejë, i dyshuar për veprën penale ‘pjesëmarrje në rrahje’,” tha Nikçi.
Sipas Odeonshow.com , personi i ndaluar është nga komuna e Pejës dhe është pjesëtar i grupit OTR. Ai dyshohet se ka shoqëruar reperin shqiptar Noizy natën kur ndodhi rrahja.