Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë që këtë verë pritet të hapet Ura e Ibrit.
“Nuk ka ndonjë datë të caktuar ende, orë të saktë mirëpo ne jemi të angazhuar që gjatë kësaj vere dhe atë sa më parë të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve edhe me vetura”, ka thënë Vokrri në Info Magazine të Klan Kosovës.