Autoritetet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë arrestuar një shtetas maqedonas, i cili dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 Euro. Sipas Gazetës Sinjali, i dyshuari është Shkelzim Demiri.
Kontrolli në tre lokacione ka rezultuar në sekuestrimin e makinerive për prodhimin e parave të falsifikuara, shablloneve dhe materialeve të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka vendosur që Demiri të ndalohet përkohësisht për 48 orë, dhe në afat ligjor do të paraqitet kërkesa në gjykatë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së tij në procedurë. Ky operacion është mbështetur nga Europol dhe Eurojust/WB Crim Just Project.