Një zjarr ka shpërthyer në malet e Prevallës gjatë ditës së sotme. Pamjet tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e maleve është përfshirë nga flakët.
Në këtë moment, nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin dhe përhapjen e zjarrit. Ditët e fundit, janë shpërndarë raste të djegies së pyjeve dhe arave në disa pjesë të Kosovës.