Para fillimit të konferencës për shtyp mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, autoritetet zyrtare në Shkup ngatërruan flamurin e Kosovës me atë të Bashkimit Europian. Siç raporton Alsat, ky gabim u vu re pak momente para nisjes së konferencës, duke bërë që agjentët të ndërronin flamujt në minutën e fundit, sipas klankosova.tv.
Ky incident ndodhi vetëm pak ditë pas një tjetër incidenti në Aeroportin e Shkupit ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke thelluar më tej tensionet në raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
