Donacioni Gjysmë Milionësh për Radiologjinë, Vitia e Cilëson Ditë të Rëndësishme për Shëndetësinë
Klinika e Radiologjisë ka pranuar një donacion nga Zyra për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën Amerikane, në vlerë afër 500 mijë euro.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky investim është tejet i rëndësishëm për pacientët, ndërsa falënderoi Zyrën për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën Amerikane.
Vitia e vlerësoi këtë ditë si të rëndësishme për shëndetësinë në vend dhe shtoi se pacientët do të marrin shërbime të sigurta përmes teknologjisë më të avancuar në fushën e radiologjisë.
“Dua ta shpreh kënaqësinë për Ambasadën e SHBA-së që për vite me radhë ka qenë aleat dhe mbështetës i rrugës sonë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, edhe ditën e sotme duhet ta shënojmë si të veçantë për shëndetësinë,” tha Vitia, duke treguar për specifikat e kësaj aparature.
Klinika e Radiologjisë ka pranuar një donacion nga Zyra për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën Amerikane, në vlerë afër 500 mijë euro.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky
“Do të ketë efekt në diagnostikimin emergjent në raste emergjente. Investimi kap shifrën e 499 mijë euro dhe ky donacion do të ndihmojë në diagnostikimin e pacientëve tanë. I rëndësishëm është edhe trajnimi i personelit tonë. Stafi ynë është i përgatitur për ta përdorur këtë pajisje,” u shpreh Vitia.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili po ashtu tregoi rëndësinë e këtij donacioni.