Kanë kaluar 13 vjet që nga vrasja e policit të forcave speciale ROSU, Enver Zymberi, i cili ra në krye të detyrës më 25 korrik 2011.
Zymberi humbi jetën gjatë një aksioni në piketat kufitare në veri të Kosovës, ndërsa përpjekjet për të marrë nën kontroll këto pika u përballën me pengesa nga serbët e veriut. Në këtë aksion, Zymberi u vra nga strukturat ilegale serbe.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe përkushtimin deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, Enver Zymberit iu dha titulli “Hero i Kosovës” nga presidentja Atifete Jahjaga.