09.01.2026
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se kanë kërkuar nga Serbia që trupi i pajetë i Faton Hajrizit t’i kthehet familjes.
“Nuk kemi asnjë garanci që bëhet fjalë as për personin e vrarë, e as për ndonjë prej pretendimeve të tjera. Deri më tani gjithçka çfarë ka ndodhur në Serbi është në mjegull, nuk mund t’i themi qytetarëve tanë që kemi informacione të sakta, mirëpo nuk fshehim asnjë prej informacioneve që kemi marrë”, tha Gërvalla para mediave.
Gërvalla tha se deri më tani kjo është gjendja, duke theksuar se pa dashur ta paragjykojë atë që ka ndodhur në Serbi, shprehet e sigurt që nuk e dimë të gjithë të vërtetën.